Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati është emëruar në krye të “Albcontrol”.
Vetëm pak ditë më parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Bonati e mbante detyrën si zv. ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017.
Nga ana tjetër, Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH dhe është emëruar drejtor i KESH.
Në vend të tij, Autoritetin Rrugor Shqiptar do ta drejtojë Evis Berberi.





