Pasditen e së martës në Greqi, një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët në zonën e Fokidës, në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast është një aksident apo një veprim kriminal.
Sipas informacioneve më të fundit, makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.
Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse shoferi eshte i njëjti person që u gjet i djegur.