Ish-Sekretari Përgjithshëm i ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ka ironizuar inagurimin dhe dorëzimin e portit të peshkimit në Durrës nga ministri i ri i Bujqësisë, Bledi Çuçi.

Edhe pse ky port i ishte dorëzuar peshkatarëve më 21 tetor të vitit 2017 nga ish-ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, ditën e djeshme Çuçi e quajti realizimin e këtij investimi, një ëndërr të kahershme.

"Porti i peshkimit të Durrësit, për dy vjet qeverisje të mandatit të dytë i është dorëzuar dy herë peshkatarëve. Nqs nuk do kemi zgjedhje të parakohshme parashikohet ti dorëzohet minimalisht dhe dy herë të tjera.", shkruan në Facebook Bregu teksa poston fotot e ish-ministrit Peleshi dhe atij aktual teksa inagurojnë të njëjtin port.