Gjatë një bisede me Eglin, Danja ka vendosur mbrëmë që të tregojë një histori të saj personale. Banorja ka folur për një marrëdhënie të saj me një djalë që ajo e konsideroi toksik.
“Unë jam 32 vjeçe sot. E kam kaluar një histori dashurie shumë të madhe, në mendjen time shumë të madhe. Ajo ishte ajo toksikja. Në atë kohë ajo më dukej e madhe. Isha e çmendur, e çmendur”, tha Danja, e cila më pas shton:
“Ndoshta nuk duhet ta them këtë për respekt të babait tim, se gocë veriore dhe nuk e di babi marrëdhënien time”.
Banorja u shpreh se babi i saj do jetë shokuar aq shumë e ka përmendur Redin në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
“Edhe kjo e Redit, e ka shokuar që e kemi përmendur kaq shumë po me këtë do merrem pasi të dal nga këtu se nuk e njeh. E kanë marr vesh 3 fiset e mia, fisi i mamit, i babit dhe i Vites”, tha ajo.
Duke iu rikthyer lidhjes së saj të mëparshme, Danja vijoi duke thënë se për herë të parë dikush u largua nga ajo, pasi ai kishte zgjedhur që të ikte. Më pas ajo kishte marrë vesh se ish-partneri ishte fejuar me një vajzë të virgjër.
“Në atë kohë ishte uau, por ishte më toksikja. E kur unë u zgjova nga gjumi kisha të bëja me një njeri që pa vetëm interesat e veta dhe iku. Iku ai, ka qenë hera e parë në jetë që iku dikush nga unë. Zgjodhi ai të ikte për arsyet e veta. Për momentin nuk rashë dakord me ato arsye, po kam bërë një luftë 3 vjet me veten. Afrohej dhe largohej dhe unë i mbushja mendjen vetes se mbase nuk është kështu, mbase është ashtu. Mora vesh se u fejua me një vajzë të virgjër”, tregoi Danja.
Banorja e përfundoi rrëfimin e saj duke thënë se i është dashur një javë që të marrte veten, e kjo falë mbështetjes dhe këshillave të motrës së saj, Ertila.