Një 56-vjeçar me origjinë shqiptare akuzohet për përdhunimin e një vajze të re greke.
22-vjeçarja ka tronditur me rrëfimin e saj duke dhënë detaje nga ajo që i ndodhi.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Chalkidhikis në Greqi. E reja i ka treguar detajet e kësaj ngjarje të rëndë në një rrëfim ekskluziv për televizionin Mega Tv.
“Isha shtrirë më shezlong për të marrë rreze dielli, kur në një moment ktheva fytyrën, ndjeva se dikush më sulmoi. Më kapi nga koka dhe më goditi. Më pas nuk mbaj mend asgjë. Mund të mos kisha dalë e gjallë nga e gjithë kjo gjë që më ndodhi. Uroj që asnjë grua tjetër mos të jetë kurrë në vendin tim”, ka thënë 22-vjeçarja.
Mësohet se 22-vjeçarja ka identifikuar 56-vjeçarin shqiptar i cili është dënuar me burg.
Nga ana e tij 56-vjeçari ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar ti nënshtrohet testit të ADN-së për të vërtetuar se nuk ka gisht në përdhunimin e të resë greke.





