Deputeti Socialist, Agron Çela, i cili paraditen e sotme u paraqit në SPAK ka folur për gazetarët në ambientet e jashtme të Prokurorisë.
Ai nuk ka dhënë detaje për arsyen pse ndodhej në SPAK ku qëndroi rreth 1 orë e 30 minuta, por ka thënë vetëm se ishte paraqitur për punët e veta.
“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailaj s’e njoh kush është. Nuk di asgjë për CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, tha ai.