Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shëngjin, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ardian Nikuaj brenda lokalit të tij, ka reaguar edhe vjehrri i viktimës, i cili ka qenë dëshmitar në vendngjarje.
Ai ka folur për News42 ku bënë me dije se ishte shumë afër skenës së krimit.
“Isha vetëm tre metra larg vendngjarjes, u tronditëm nuk e dimë se nga erdhi autori. Hyri në lokal një djal me jelek dhe skafandër në kokë. Ardiani është vrarë në lokalin e tij në Shëngjin”- tha ai.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në prani dhe të një qytetari tjetër ndërsa shënjestër e plumbit ishte biznesmeni Nikulaj.
Autori i ekzekutimit të biznesmenit Ardian Nikulaj dyshohet se ka lëvizur me një automjet tip Range Rover me targa angleze ngjyrë të zezë. Dyshohet se ai u kamuflua me uniformë policie për të mos ngritur dyshime tek viktima dhe për t’i shpëtuar efektivëve.
Viktima njihet si biznesmen i fuqishëm në zonën e Lezhës. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Aluiznit në Lezhë, si edhe ka kandiduar gjithashtu për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nën logon e PSD.
Gjithashtu ishte regjistruar në listat e këshillit bashkiak të Lezhës për zgjedhjet lokale të 14 majit.