Është zgjidhur problemi i kamionistëve të bllokuar në Qafë Thanë sot më 25 shkurt.

Burime pranë pikës së kalimit kufitar kanë thënë se Drejtoria e Pëegjithshme e Doganave ka marrë kontakt me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, të cilat do të lejojnë kthimin mbrapsht në Qafë Thanë të kamionëve si dhe do t’i pajisin me një document, ku do të mundësohet kalimi në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, nga ku më pas marrin Rrugën e Arbrit për në destinacion.

Prej 4 ditësh dhjetëra kamionistë ishin bllokuar në Qafë Thanë, por edhe pranë Hotolishtit, si pasojë e shembjes së rrugës në Dragostunjë.

Rreth 30 kamionë mbetën të bllokuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë prisnin prej disa ditësh për të kaluar kufirin.