Futbollisti i Mançester Junatid, Andre Herrera, festoi dje 28 vjetorin e lindjes. Mesfushori spanjoll së bashku me David De Gean dhe Markos Rohon u ftuan nga miku i tyre Huan Mata për të festuar në restorantin që ka në pronësi babai i tij.Por, ndërsa ata gëzonin në një darkë, makinat e tyre u gjobitën për shkak se qëndruan më shumë se dy orë në parkim.
I vetmi që i shpëtoi gjobës ishte portieri David De Gea, i cili u largua më përpara për shkak të një pune.Gjoba e vendosur nga policia ishte 60 paund. Të gjithë dukeshin të lumtur në momentin që panë gjobat në xhamat e makinave, dhe ky momente u kalua me të qeshura nga ana e futbollistëve.





