ITALI – Në harkun kohor të pak muajve kishin arritur të grabisnin 17 lokale, por falë regjistrimeve të kamerave të sigurisë arritën të prangoseshin nga karabinierët. Dy të rinj shqiptarë, 31 dhe 24 vjeç, pa dokumenta të rregullta, prej disa muajsh ishin kthyer në mankthin e pronarëve të kazinove dhe pikave të basteve, raporton ANSA.
Shqiptarët Xhonatan Bibaj dhe Petrit Vishkulli janë ndaluar nga karabinierët e Savonës ndërsa po tentonin të vidhnin një pikë bastesh në Albenga. Kur kanë parë forcat e rendit dy shqiptarët kanë tentuar të largohen dhe karabinierët janë detyruar t’i ndjekin nga provinca e Albengës deri në Ceriale, rajoni i Ligurias, ku më në fund kanë arritur t’i prangosin.
Karabinierët kanë zbuluar edhe skemën e përdorur nga shqiptarët. Gjithçka ndodhte në vetëm tre minuta. Mbërrinin tek kazinoja që kishin vendosur të vidhnin, shihnin përreth nëse kishte lëvizje të dyshimta, thyenin dyert me mjete të forta dhe rrëmbenin makineritë slot. Largoheshin me furgona apo makina të vjedhura më parë dhe shkonin në një vend të izoluar kur hapnin lojerat ë fatit dhe u merrnin paratë që kishin brenda. Pastaj mjaft të qetë parkonin automjetin e vjedhur në një vend të sigurt, linin çelësat afër rrotave dhe largoheshin për në shtëpi me autobuz.





