Një tragjedi ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për femra, e cila humbi 3-0 në Turqi kundër Eczacibasi mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Julia Ituma, 18-vjeçare, pjesë e ekipit piemontez, ra nga dritarja e dhomës së saj të hotelit ku ishin akomoduar për këtë ndeshje, dhe vdiq në çast.

Shkaqet që çuan në vdekjen e volejbollistes së re janë duke u hetuar, nuk përjashtohet as hedhja vullnetare (vetëvrasja). Julia Ituma ka lindur në Milano dhe ishte me origjinë nigeriane.

Lojtarja e re ishte në sezonin e saj të parë me Igor Novara, klub që e kishte blerë nga ‘Club Italia’. Ajo konsiderohej me të ardhme të madh i volejbollit axurr, por jeta e saj u pre në mes në mënyrë të befaishme, pikërisht pas ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.