Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atetantin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoja. E ftuar në “Real Story”, Lala tregoi zanafillën e takimit të prokurorit Arjan Ndoja me Pëllumb Muharremin.
Sipas gazetares, Muharremi i njohur ndryshe si “Rrumi” ka shkuar në restorantin ku ndodhej Ndoja, pa e ftuar ky i fundit. Ajo shpjegon gjithashtu se gjatë rrugës automjeti i Ndojas ndiqej nga makina e Rrumit, në formë eskorte.
“Ndoja ka drekuar në një restorant dhe pas tij është futur Andi Maloku. Më pas krejt rastërisht në restorant ka ardhur edhe Pëllumb Muharremi, i paftuar. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe tabulatet telefonike, që ata të dy bashkë nuk kishin shkëmbyer asnjë mesazh. Rrumi ka shkuar me makinën e tij dhe është futur në restorant.
Më pas Muharremi ka hipur në makinë e Ndojas, ndërsa automjeti i tij u shkoi nga pas dhe drejtohej nga një tjetër person. Këto detaje nuk kanë dalë,”– tha Lala.





