Edhe pse kishin shkuar për të pushuar në Spanjë, dy grupe turistësh gjermanë janë përleshur me njëri tjetrin. Të rinjtë janë përleshur duke u gjakosur dhe njëri prej tyre ka rënë pa ndjenja.
Incidenti ka ndodhur në një nga rrugët në Majorca dhe shumë turistë janë shqetësuar nga ngjarja dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Nuk dihet ende shkaqet se pse këta të rinj janë zënë me njëri- tjetrin.





