Vijon puna nga shërbimet e Komisariateve në varësi të DVP Durrës, për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ndalohen 3 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Bëhet fjalë për shtetasit Leonard Dauti, Xhaferr Neli dhe Kujtim Kamberi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasit:
Xh. N., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, më datë 15.04.2018, i ka hequr lirinë shtetasit K. P., duke e marrë me forcë në makinë;
L. D., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”;
Forcat Operacionale në DVP Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.