Dy automjete janë djegur gjatë natës së djeshme në qytetin e Matit.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në një parking në lagjen “Partizani”.

“Me datë 24.12.2021, rreth orës 01.40, në një parkim në lagjen ‘Partizani’, ka marrë flakë automjeti tip ‘BMW’, në pronësi të shtetasit D. M., dhe si pasoje ka marrë flakë dhe një automjet tjetër tip “Benz”, që ishin të parkuara.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po hetohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.