Dy zyrtarë ukrainas të sigurisë janë arrestuar pasi dyshohet se kanë organizuar komplot, me urdhër të Rusisë, për të vrarë presidentin Zelensky, ka thënë Kievi. 

Shërbimi ukrainas i sigurisë (SBU) ka deklaruar se ka zbuluar një komplot rus për të vrarë presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë të rangut të lartë ukrainas. 

Dy kolonë të njësisë së mbrojtjes së qeverisë ukrainase janë arrestuar. 

“Ata ishin pjesë e një rrjeti agjentësh që i përkisnin shërbimit rus të sigurisë shtetërore (FSB)”, tha SBU. 

Ata thuhet se kishin kërkuar për “ekzekutues” të vullnetshëm midis truprojave të Zelensky, të cilët mund ta merrnin atë peng dhe ta vrisnin.