Shefi i zëdhënies së ISIS-it është vrarë në Siri raportojnë mediat e lidhura me shtetin islamik.
Në një komunikatë të shpërndarë nga mbështetësit e ISIS, thuhet se Abu Muhammad al-Adnani u vra në Aleppo.
Adnani është bërë i njohur kryesisht nga thirrjet e tij për sulmet në Perëndim pasi cilësohet si truri i sulmeve në Evropë.
Nuk është e qartë nëse ai, për kokën e të cilit SHBA kishte vendosur një shumë prej 5 milionë dollarë është vrarë gjatë luftimeve në tokë apo nga sulmet nga ajri.





