24 dhjetor 2014 –  Hamid Kërtusha , 31 vjeç u arrestua nga karabinierët e zonës së Alto Garda-s në kuadrin e operacionit antidrogë “Cannabis Rider”. Kërtusha u arrestua së bashku me një të ri 22 vjeçar rumun dhe të dashurën e tij, 18 vjeçare. 

Ata akuzohen për shpërndarje droge, kanabis sativa. Kërtusha banues në qytezën Mori po në zonën e Alta Gardës shpërndante drogën duke udhëtuar me bicikletë në korsinë e lejuar për bicikletat për të mos rënë në sy. Karabinierët italianë sekuestruan 200 gramë kanabis, disa gramë kokainë si edhe mbi 3 000 euro, që dyshohen se janë fryt i shtijes së drogës. Pas arrestimit Kërtusha u dërgua në burg, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij rumunë morën masën e sigurisë arrest shtëpie.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/