Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune janë shoqëruar me reshje të shumta shiu, çka ka sjellë sërish përmbytje në Krujë. Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytjen e radhës në këtë zonë.
Raportohet për rreth 200 ha tokë të përmbytura në fshatrat Murqinë dhe Mallkuc, një situatë kjo që sipas banorëve, ndodh sa herë që bie shi.
Ndërkohë, sinoptikanët kanë parashikuar që gjatë gjithë ditës së sotme do të ketë reshje shiu në mbarë vendin.





