Përmes një postimi në Facebook, Instituti i Shëndetit Publik jep katër këshilla të rëndësishme dhe jetike, që ndihmojnë për të luftuar koronavirusin.
ISHP këshillon që të ruajmë distancën, të shmangim kontaktet fizike, të mos frekuentojmë mjedise të populluara dhe të lajmë duart shpesh.
POSTIMI I PLOTË
Të mos harrojmë 4 keshilla të arta për të mundur COVID-19
1. Mbani distancë sigurie nga njëri-tjetri (të paktën 1 metër)
2. Shmangni kontaktin fizik edhe nëse jeni të shëndetshëm
3. Mos frekuentoni mjedise të populluara
4. Lani shpesh duart





