Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar masat e reja që hyjnë nga kjo e enjte. Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha se të gjithë qytetarët duhet të respektojnë masat e reja.
Fico u shpreh se maskë duhet të mbajnë të gjithë qytetarët që ecin në rrugë apo park, kur futen në ambientë të përbashkëta si bare, restorante, markete, farmaci etj. Po ashtu maska do mbahet dhe nga të gjithë shoferët, nëse kanë persona të tjerë në makinë apo motoçikletë.
“Sa herë dilni nga shtëpia; Çdo individ mbi moshën 11 vjeç; Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës; Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar; Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit; Edhe gjatë ecjes në rrugë; Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh;
Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj; Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë; Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante; Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes; Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19;Në të gjitha institucionet fetar; Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shkatarët e tjerë infektivë respiratorë. Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme”, tha ndër të tjera Albana Fico.
Por jo të gjithë qytetarët do mbajnë maskë, pasi disa shtresa përjashtohen. Fico tha se fëmijët, personat që kanë probleme me shëndetin nuk do mbajnë barrierën mbrotjëse kur dalin jashtë shtëpisë.
“Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës. Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive. Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të. Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det. Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes“, shtoi Fico.
Mbatja e maskës është me detyrim dhe për të gjithë ata që nuk zbatojnë rregullin do të ketë ndëshkim. “Do të jetë 3 mijë lekë gjoba për shkelësit për herë të parë dhe 5 mijë lekë për ata që përsërisin shkeljen”, përfundoi Fico, drejtuese e ISHP.





