DURRES, 25 gusht 2013 – Ndotja e plazheve dhe pishinave ka qënë shqetësuese në këtë sezon turistik.
Autoritetet shëndetsore thonë se pavarsisht bregdeti shqiptar në pjesën më të madhe të tij rezulton i pastër, ka ende plazhe që kanë një ndotje të lartë bakteriale, madje ndotja e tyre shihet edhe me sy të lirë nga pushuesit.
Pavarisisht monitorimeve të specialistëve të institutit të shëndetit publik ende në zonën e Golemit, të Sarandës dhe të Vlorës ka plazhe që kanë parametra të lartë të ndotjes duke u bërë burim për shpërthimin e epidemive.
"Kemi disa pika akoma që duken edhe shikohen për ne dhe qytetarët që i vizitojmë këto plazhe dhe që ndodhen në Durrës në Golem në rrethin e Kavajës ku ndotja ka një tregues më të lartë se vlera e normave është e lejuar dhe në këtë rastë këmi një zon të vogël të Vlorës në zonën e marinës në kanalin e Çukës në Sarandë"- Adrian Hoxha, drejtor i ISHP.
Zoti Hoxha tha se ndotje me baktere janë konstatuar edhe në pishina pavarisht se ju janë lënë detyra pronarëve të këtyre subjekteve, disa prej tyre ende nuk i respektojnë masat që parashikon ligji, përsa i përket sasisë së klorit apo pastrimit të tyre.
"Kemi pishina që kemi nivelit klorit zero ose në një nivel të klorit shumë të ulët në nivel me normën dhe kemi pasur edhe një numër shumë të vogël pishinash me ndotje bakteriale në Vlorë në Sarandë, Kavajë. Përgjithësishtë duke qënë se janë investime të rëndësishme normalishtë ka një vëmëndje të rëndëshishmë edhe nga drejtuesit e tyre nga menaxherët nga administratorët e pishinave. Ata janë të detyruar t'i bëjnë sepse kanë marr leje higjenike për sa i përket objektit dhe punojësit të cilët ata trajtojnë"- tha Hoxha.
Gjatë këtij muaji sipas autoriteteve të insitutit të shëndetit public, nuk ka patur raste të shpërthimit të vatrave epidemike, me përjashtim të rasteve të infeksioneve të lëkurës dhe virozave të stinës.





