Instituti i Shëndetit Publik u ka sugjeruar qytetarëve të marrin masa në këto ditë vere të nxehta, për të mbrojtur shëndetin e tyre nga temperaturat e larta.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ISHP iu bën thirrje qytetarëve të shmangin daljet gjatë pikut të vapës nga ora 11:00-17:00.
ISHP gjithashtu këshillon qytetarët që të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe ujë, si dhe të veshin rroba të lehta e të ushqehen me zarzavate apo ushqime që kanë sasi të lartë uji.





