Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me grupet e tjera të Task-Forcës antiCOVID, kanë realizuar  gjatë 24 orëve të fundit 1454 kontrolle dhe monitorime për masat ndaj #COVID19.

ISHSH njofton se nga këto kontrolle janë vendosur 11 masa administrative:

  • 4 masa me gjobë në bar, kafe, restorant, market, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve;
  • 4 masa me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës;
  • 3 vendime për pezullim të aktivitetit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët dhe subjektet të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura dhe protokollet e sigurisë.

MSHMS apel për zbatimin e vendimit të ri për mbylljen e klubeve të natës, diskove dhe ndalimin e muzikës pas orës 20:00.”, thuhet në njoftim.