Inspektorati Shtetëror Shëndetësor gjatë muajit gusht 2020 kreu 38227 inspektime dhe monitorime për verifikimin dhe respektimin e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për frenimin e përhapjes së virusit #SARSCOV2.

Gjatë muajit gusht për subjektet apo individët e gjetur në shkelje të masava për parandalimin e përhapjes së COVID -19 janë vendosur 120 masa administrative nga të cilat 65 janë gjoba në lekë dhe 55 vendime për pezullim aktivitetit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdorimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.

TaskForca antiCovid do të vijojë punën në terren për të ndjekur zbatimin e protokolleve të sigursë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.