Në kuadër të zbatimit të Memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Shqipërisë dhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Kosovës, drejtoresha e pergjithshme Vjollca Braho priti sot delegacionin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Kosovës.

Delegacioni kosovar kreu takime në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe vizitoi qendra shëndetësore verore dhe njësi akomoduese në plazhin e Durrësit.

Kryeinspektori ISHSH, dega rajonale Durrës, Indrit Cerloj njohu delegacionin nga Kosova me masat e marra për të pasur një sezon turistik veror të sigurtë dhe të shëndetshëm.

ISHSH Durrës po kryen inspektime dhe monitorime të vazhdueshme në të gjitha subjektet që veprojnë në qarkun e Durrësit për të parë zbatimin e masave antiCOVID dhe krijimin e kushteve optimale për të gjithë pushuesit.