Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, teksa një person që po ndiqej nga policia ka ndërruar jetë pasi u hodh nga lartësia.

Ngjarja ka ndodhur në Pennsilvani, ku 42-vjeçari Bernard Geisel është hedhur nga dritarja drejt vdekjes pak pas arrestimit nga policia.

Geisel dyshohej se kishte hyrë në një ndërtesë private në qytezën e Connellsville më 29 dhjetor. Rezidentët njoftuan policinë për të huajin dhe oficerët erdhën për ta gjetur atë në katin e katërt ku e arrestuan. Në pamje të rënda të publikuara prej atëherë, burri shihet duke ecur në shkalle i prangosur, i pashoqëruar nga policë.

Por teksa i afrohet një dritareje, Geisel shihet që kërcen jashtë saj me kokë përpara, dhe tragjikisht bie në trotuar pranë makinës së policisë. Policia tha më vonë se ai kishte vdekur në spital nga plagët.