Kapet në Korçë i shumëkërkuari Kelmend Ibrahimi. Ai ishte dënuar me 21 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë dhe shkatërrim të pronës.
Operacioni për kapjen e tij kishte disa dite qe kishte startuar dhe mbi bazën informacioneve dhe metodave Policore, është bërë e mundur të finalizohet sot në periferi të qytetit të Korçës, gjatë tentativës për t’u larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Ibrahimi, sipas policisë më datë 15.09.2013, në rrugën “Gjergj Legisi” ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Q.S. si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij.