Një i ri ka vdekur disa orë pasi mori diplomën, kur një makinë që ai po rindërtonte, ra mbi të.

Ian Brunner, 22 vjeç, po rregullonte makinën e tij Miata me dy dyer e vitit 1994 të dielën në mbrëmje, në momentin kur mjeti që po mbante makinën, ra.

Brunner, i cili mori një diplomë si inxhinier mekanik nga Universiteti i Dejtonit në Ohio, ishte në parkingun e një ndërtese strehimi studentësh. Një telefonues i paidentifikuar raportoi incidentin në bllokun 300 të Irving Avenue, rreth orës 19:00.

“Unë jam jashtë Campus South Apartments në Universitetin e Dejtonit. Një makinë ra mbi një fëmijë. Ai është bllokuar poshtë dhe nuk përgjigjet”, tha telefonuesi.

Brunner, nga Pittsburgh, Pennsylvania, u shpall i vdekur në vendngjarje.

Universiteti adresoi vdekjen e Brunner në një e-mail në orën 1 të mëngjesit të së hënës.