Një burrë në Kosovë ka njoftuar se ndërsa ka qenë me automjetin e tij, persona të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas policisë, dy plumba ia kanë përshkuar automjetin.
Rastin në fjalë, policia e ka cilësuar si “Tentim vrasje”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me automjetin e tij, person-a të panjohur me veturën e tyre në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, ku dy plumba i kanë qëlluar automjetin. Përveç dëmeve të shkaktuara, nuk ka të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.