Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë, ku mësohet se një vajzë e moshës 4-vjeçare është pickuar nga gjarpri.
Mësohet se e mitura është pickuar në këmbë nga zvarraniku teksa po luante përmes pemëve te shtëpia e gjyshes.
Menjëherë është bërë transportimi i saj në spitalin e Sarandës, ku i është dhënë dhe ndihma e parë mjekësore, më pas është nisur drejt kryeqytetit për mjekim më të specializuar.





