Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 48 vjeçar me inicialet F.Ç ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke prerë dru.
Shkak ka qenë goditja nga një trung peme.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:15, jemi njoftuar se në malin e fshatit Shosh, Shkodër, shtetasin F. Ç. 48 vjeç, banues në fshatin Golem Shkodër, duke prerë dru e ka goditur një trung peme dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.





