Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gosë në Rrogozhinë.

Mësohet se shtetasi Sadi Qahajaji duke punuar në një kabinë elektrike është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ai është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, por nuk ka mundur dot që të mbijetojë.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2021, rreth orës 16:15, në fshatin Gosë, Rrogozhinë, dyshohet se duke punuar është rrëzuar nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën elektriçisti shtetasi S. Q., 62 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes