Një punëtor ka rënë nga lartësia gjatë orarit të tij të punës dhe ka humbur jetën në Tiranë.

47-vjeçari Dh.M i cili është administrator i firmës ku punëtori punonte në afërsi të Liqenit të Thatë është vënë në pranga.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident.