Eshtra njeriu janë konstatuar në Lushnje. Mësohet se shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut.
Sipas policisë, eshtrat i përkasin një periudhe të hershme. Sakaq, Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.





