Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, pasi dyshohet se një 13-vjeçar është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:35 në fshatin Mjedë.

NJOFTIMI:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.