Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e cila u parandalua nga policia e Shkodrës, teksa një nënë së bashku me 4 fëmijët e saj tentoi të vetëmbytet në lumin Buna.

Mësohet se 27-vjeçarja prej disa kohësh është divorcuar nga bashkëshorti i saj dhe ishte shpërngulur tek prindërit.

Ndërkohë që kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, gjë që ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Po ashtu bëhet me dije se 27-vjeçarja pak minuta se të ndërmerrte tentativë e vetëmbytjes, ka komunikuar me një nga familjarët e saj dhe këta të fundit kanë lajmëruar efektivët e policisë të cilët në kohë rekord kanë mbërritur pranë vendit ku ishte pozicionuar 27-vjeçarja dhe 4 të vegjlit e saj.

Gjithashtu mësohet se ajo dukej në gjendje të rënduar psikologjike, teksa është marrë dhe është shoqëruar në komisariat.