Në orën 09:55 minuta, Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokurorinë e Shkodrës.

Ajo është thirrur sërish nga prokurori Ledion Tema për të dëshmuar mbi takimin e fundit me Alma Arrazin dhe 3 fëmijët e saj.

Prokuroria dyshon në vërtetësinë e dëshmisë së dhënë herën e parë nga kunata prandaj është thirrur për herë të dytë. Valentina Arrazi, u paraqit në prokurori e shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi.