Artjan Tepelena, gazetar dhe drejtor programacioni në disa televizione shqiptare është ndarë nga jeta.

Tepelena ishte i shtruar në një nga spitalet Covid në kryeqytet, por pavarësisht shërbimit të strafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi” mbyllet postimi.

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin.