Aktori i njohur, Gazmend Paja ishte pjesë e natës së parë të sezonit të ri të Portokalli-së, duke konfirmuar vazhdimësinë e tij në spektaklin e humorit, ku tashmë është një nga aktorët e vjetër të stafit, por në natën e dytë të emisionit të humorit, të gjithë e vunë re mungesën e tij.
Sipas Tirana Post që ka kontaktuar aktorin, mungesa në javën e dytë të Portokallisë ka qenë për arsye personale dhe nuk është absolutisht një largim i përhershëm.
Duket se Gazmendi, pas kaq vitesh në atë spektakël, mund të marrë vendime personale për të marrë pjesë apo për të munguar në spektakël, për të ruajtur standardin e vendosur të performancave të tij.
Gazi risolli javën e kaluar personazhin e Selimit, në rolin e administratorit të pallatit.





