Sara Hoxha shënoi një sukses të madh me rolin e saj në filmin “Në kuadër të dashurisë”, por në premierën e mbajtur në Tiranë pak ditë më parë, u vu re mungesa e partnerit të saj, Ledri Vulës. E pyetur për mungesën e tij, Sara nuk ka preferuar të japë një përgjigje. Po ashtu, postimet e saj me Ledrin në rrjetet sociale nuk janë aq të shpeshta.
Këto kanë bërë që shumë të dyshojnë se ndoshta gjërat nuk janë në rregull me çiftin.
Së fundmi, Sara ka ndarë një postim në profilin e saj në Instagram, ku shkruhet:
Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje jo e qartë. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë.
A ishte kjo një përgjigje e Sarës për të mohuar të gjitha spekulimet e fundit?!