Policia e Korçës ka arrestuar një 34-vjeçar, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Z., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 27-vjeçare.”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.





