Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 17-vjeçare ka denoncuar një të ri se e ka përdhunuar dhe më pas e ka droguar.
BalkanWeb raporton se bëhet fjalë për një vajzë, e cila ishte larguar nga banesa pa dijeninë e familjarëve më datën 21 shkurt.
Ndërkohë që prindërit kishin bërë denoncimin në komisariatin e policisë, kjo e fundit nisi kërkimet. Por pas disa ditësh, 17-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi dhe iu kishte treguar prindërve se çfarë i kishte ndodhur.
Të gjendur përballë kësaj ngjarje të rëndë, prindërit kanë dërguar vajzën në polici dhe kanë bërë denoncimin për 26-vjeçarin O. Merko.
Sipas vajzës, ai ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e adoleshentes dhe e ka detyruar atë që të përdorte heroinë dhe kanabis.
Policia ka shpallur në kërkim 26-vjeçarin dhe po punohet për sqarimin e ngjarjes





