Shkencëtari bërthamor iranian, i cili ishte ndaluar në vitin 2010, është ekzekutuar.

Lajmi është konfirmuar nga familarët e tij për “BBC”.

Nëna e Shahram Amirit tha se trupi i djalit të saj ishte kthyer në vendlindje me shenja litari rreth qafës dhe kjo tregon që ai është varur.

Amiri ishte mbajtur në një vend të fshehtë pas kthimit nga SHBA, ku kishte thënë se ishte marrë me forcë nga CIA.

“BBC” shkruan se disa raporte thonë se ai kishte njohuri të thella të programit bërthamor të Iranit.