Një 55-vjeçar është raportuar i humbur dhe dyshohet se ka rënë në lumin e Bistricës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Sarandë, ku sipas policisë, 55-vjeçari me iniciale A.Sh. dyshohet se po kalonte nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh kur u rrëzua në lumë.
Gjatë këtij momenti, ai ka qenë së bashku me djalin e tij 15-vjeçar. Ky i fundit ka deklaruar në polici se babai ishte nën efektin e alkoolit kur u rrëzua në lumë.
Në orët e mbrëmjes të së dielës nisën kërkimet për gjetjen e trupit të 55-vjeçarit, por ende nuk është gjetur.





