Një fëmijë 10 vjeç ka mbërritur i pajetë në spitalin e Tepelenës. Sipas të dhënave të para, 10-vjeçari me iniciale S.I. ishte në gjendje gripale prej disa ditësh.

Ai u dërgua nga prindërit sot rreth orës 05:00 në spital, por gjithçka kishte përfunduar.

Mësohet se një ditë më parë prindërit e kishin çuar për vizitë në spital, por nuk e kanë lënë dhe e kanë marrë me vete sërish në shtëpi.

Pritet autopsia për të përcaktuar zyrtarisht shkaqet e vdekjes së fëmijës.