Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Xhollo, 29 vjeç, banues në fshatin Dërmish, pasi dje ka shkuar në një lokal pranë vendit të quajtur “Ura e Kranesë”, vend në të cilin gjendej bashkëshortja e tij.

Ajo ishte bashkë me fëmijën e tyre dhe bashkëshorti ka tentuar t’i marrë me forcë djalin, në një kohë kur kjo e fundit është e pajisur ne urdhër mbrojtjeje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.