Itali, 17 qershor 2014 – Karabinierët e qytetit të Urbinos arrestuan Artur Rrushën, 39 vjeç, sepse e kapën në flagrancë duke shitur heroinë në qendrën historike të qytetit. Karabinierët i gjetën në xhep 8 doza heroine.
Më pas gjatë kontrollit të banesës, ku u përdor edhe qeni antidrogë, u gjetën 20 gramë heroinë të fshehura në portollampën e një abazhuri. Në banesë ju konfiskuan edhe 600 euro, që dyshohen se janë siguruar nga shitja e heroinës.
Arturi u arrestua, sepse kishte shkelur masën e sigurisë arrest shtëpie dhënë në janar të 2014-ës nga gjykata. Ai gjithashtu u akuzua edhe për mbajtje e shpërndarje droge.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





