Policia ka arrestuar një 20-vjeçar të shpallur në kërkim për tentative vjedhje më datë 25 prill të këtij viti.

Mësohet se në prangat e policisë së Kuçovës ka rënë 20-vjeçari Elvis Doda, banues në lagjen Nr 17 në Durrës (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje"). Në bashkëpunim me shtetasit L.G, S.B dhe B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B në fshatin Havaleas.

Gjithashtu ata dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje interneti dhe një sasi eurosh.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim".