Policia ka arrestuar juristin e Kadastrës Durrës, 46-vjeçarin M.Z.
Mësohet se Gjykata e Durrësit i ka caktuar 46-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i policisë;
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaloi shtetasin në kërkim M. Z., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.